Mirësevini në SH.I.P.
Shërbimi Investigativ Profesional
Na kontaktoni

Detektiv Privat

Kompania jonë ofron shërbime këshillimore financiare-financiare, juridiko-bankare, etj. Një nga fushat më të rëndësishme të veprimtarisë është ajo e investigatorit privat, kështu që të gjitha shërbimet dallohen nga liria e profesionit. Për të gjitha këto shërbime, ne operojmë me çmimet më konkurruese në treg.

Rekuperim krediti

Veprimtari ne lidhje me administrimin dhe/ose rekuperimin e kredive dhe/ose detyrimeve te keqija qe te tretet u kane subjekteve (shoqerive), potencialisht kliente te saj, mbledhjes se huave dhe/ose pagesave te vonuara dhe/ose detyrimeve te tjera midis individeve dhe shoqerive tregetare apo cdo lloj institucioni tjeter, mbledhja e kredive te llogarise se klientit.

Investigime Ligjore

Veprimtari ne ofrimin e sherbimeve te konsulences juridike, ekonomike, fínanciare dhe çdo lloj asistence teknike, qofte dhe online kunder mashtrimeve kompjuterike, mashtrimeve ne kredi si dhe te çdo lloj mashtrimi financiar. Mbledhja e kredive te llogarise se klientit deri ne sekuestrimin dhe kalimin ne pronesi te shoqerise apo individeve te kolateraleve.

SHËRBIMET

Në dispozicionin tuaj 24/7

Shërbimi Investigativ vepron për realizimin e shërbimeve të veta si brenda territorit të Republikës së Shqipërise ashtu edhe jashtë saj duke bashkëpunuar me agjenci të tjera investigative prestigjoze në BE. Përveç të tjerave shërbimet tona përfshijne:
Kontroll Ambiental
Gjetje e debitorëve
Investigim falimenti
Tradhëti bashkëshortore
Kërkim personi
Investigime pronësie
Kontroll për pajisje
Investigime siguracioni

RRETH NESH

Një kompani me pasion për punën

Shërbimi Investigativ në përbërje të tij ka një staf profesionistësh të fushës së hetimit dhe investigimit.
Shërbejmë 24/7 dhe jemi zgjidhja e problemeve që ju lindin qytetarëve, grupimeve, bizneseve, institucioneve shtetërore dhe private, si në territorin e Republikës së Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj. Operojmë në të gjithe territorin e Bashkimit Europian.

Kush jemi

SH.I.P. është një agjenci hetimore e autorizuar nga gjykata e Tiranës. Ne ofrojmë një shërbim profesional serioz dhe të besueshëm si për qytetarët privatë ashtu edhe për kompanitë. Për kompanitë merremi me hulumtimet dhe informacionet tregtare, vlerësimet mbi kurrikulat, hetimet mbi biznesin, vjedhjet në kompani, kontolle mbi menaxhimin, mbledhjen dhe rekuperimin e borxheve, vlerësimet e aseteve, gjurmimin e debitorëve, etj. Gjithashtu kryejm hetime private mbi tradhetinë bashkëshortore, mbikëqyrjen e të miturve dhe kontrollin e të rinjve, gjetjen e personave të zhdukur, etj. Ne veprojmë në të gjithë territorin Europian duke ofruar një shërbim 24 orësh duke siguruar seriozitetin maksimal, profesionalizëm dhe konfidencialitet total. Takimet, konsultimet dhe preventivi janë falas.

Filozofia jonë

Shërbimet e SH.I.P. - Detektivi u jepen si bizneseve ashtu edhe qytetarëve privat. Në rastin e parë, agjensia jonë investigative ndihmon në të gjitha aspektet strategjike dhe operacionale që përmirësojnë mbrojtjen e interesave te kompanisë. Në fakt, për të qënë konkurrues në nivel ndërkombëtar, kompanitë duhet të mbajnë gjithmonë nën kontroll rreziqet e mundshme që rrjedhin nga zbulimi i informacionit konfidencial, episodet e pabesive të brendshme dhe të jashtme të kompanisë ose nga konkurrenca e pandershme. Ndërmarjet i ndihmojmë edhe me hartimin e analizave gjeopolitike që lejojnë vlerësimin dhe menaxhimin e riskut të investimeve të reja në një territor specifik. DUke na takuar pranë selisë tonë, gjithashtu mund të paraqesim rastin tuaj pranë avokatit tonë të besuar duke marrë konsultim falas.

Si punojmë

Ndër kërkesat e shumta ato më të shpeshta për hetime private janë tradhëtitë bashkëshortore që kërkojnë një monitorim të kujdesshëm të bashkëshortëve nga një detektiv profesionist privat. Në këto raste, detektivi kërkohet të kryejë një seri hetimesh private për të verifikuar nëse tradhëtia në fjalë ekziston dhe në çfarë formash dhe kushtesh ndodh ajo, në mënyrë që të mbledhë prova për një ndarje të mundshme ligjore në gjykatë. Për këtë arsye, nëse vëreni një sjellje të dyshimtë që ju bën të mendoni se bashkëshorti juaj mund të ketë një marrëdhënie jashtëmartesore, kontaktoni SH.I.P. e cila falë eksperiencës ka përsosur metodat e hetimit për këto raste dhe që ju garanton një shërbim serioz dhe profesional, që kryet në fshehtësi maksimale nga ana e ekspertëve tanë.

KONTAKTONI

Për problemin që mund të keni

Doni të flisni me ne?

Telefon

+355 69 210 7030

Whatsapp

+39 351 512 3539

Email

× Na kontakto